займ на карту онлайн потребительский кредит

Vajza shqiptare themeluese e dy markave të kozmetikës në Kanada, sjell në treg produkte natyrale

26 Janar, 2021 - 10:16 am

Pasioni i saj qysh në fëmijëri e ka nxitur atë t’i rreket punës, gjithmonë me dëshirën e madhe që një ditë të arrij rezultate konkrete e me punën e saj tu dal në ndihmë njerëzve që kanë probleme me lëkuren. Kjo është Eriona Xhaferaj, vajza nga Tirana, e cila fal angazhimit të saj ka arritur të jetë themeluese e dy markave të kozmetikës, “Sekretet e Natyrës” dhe “Greenager” në Kanada, shkruan KultPlus.

Për suksesin e saj flet edhe çmimi prestigjioz ndërkombëtar “Aspirational Global Woman Award 2020” në platformën “Global Woman” të themeluar nga Mirela Sula të cilin Eriona e ka fituar tashmë.

Farmacistja dhe nutricionistja shqiptare në një intervistë për KultPlus na njofton me një sërë “thesaresh” që ka zbuluar përgjatë rrugëtimit të saj akademik si farmaciste, formuluese kremrash dhe si eksperte në të ushqyerit e shëndetshëm.

“Dija e përvetësuar në këto vite ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme në jetën time. Pikërisht nga këtu më lindi edhe dëshira e mirë për t’i ndarë me ju ato që kam mësuar, në mënyrë që të kenë të njëjtin ndikim pozitiv edhe në jetët tuaja. Jeta më ka mësuar se gjërat e mëdha përbëhen nga copëza të vogla dhe se duhet shumë vullnet, përqendrim e përkushtim i vazhdueshëm për t’i mbledhur ato e për t’i kthyer në mrekulli që e ndryshojnë jetën tonë dhe që kanë ndikim pozitiv edhe në jetët e të tjerëve”, thotë Eriona.

Rrugëtimi i saj në këtë fushë u kondensua qysh në fëmijëri. Kujtimi më i hershëm që ajo ruan nga fëmijëria i përket moshës pesëvjeçare.

“Asokohe kisha dëgjuar nga shoqet e mia se manikyri mund të përftohej duke e lënë sapunin në ujë. Me atë ide në mendje, isha e vendosur që të bëja “provat e mia konkrete”. E kam të freskët në kujtesë momentin kur bëra “eksperimentin” tim të parë. Preva një copë sapuni dhe e vendosa në një kavanoz të qelqtë. Më pas i shtova pak ujë dhe e kontrolloja vazhdimisht nëse ajo përbërje do të kthehej në manikyr. Aty nisi gjithçka për mua. Aty mori udhë edhe kurioziteti im për të ditur se çfarë mund të ndodhte kur përzieje lëndë të caktuara me njëra-tjetrën. Ky rrugëtim i mrekullueshëm vazhdoi me zgjedhjen time për të studiuar në fushën e Farmacisë, por u shtri dhe u pasurua edhe përtej saj.”

Pasi përfundoi studimet e nivelit master në Farmaci, Eriona ndoqi edhe një tjetër program masteri në Farmacinë Spitalore dhe atë të Rrjetit të Hapur. Tema e tezës së këtij masteri, me titull “Ksenoestrogjeni në produktet kozmetike të flokëve”, ishte një sfidë e vërtetë për të. Kjo temë e bëri atë të kuptojë se pas gjithçkaje që konsiderohet si “normale” në produktet tona të përditshme, fshihen shumë substanca të rrezikshme për të cilat duhet të jemi të informuar.

 Si rezultat i këtij thellimi, në moshën 25 vjeçare, Eiona Xhaferi vendosi të bëhet vetë sipërmarrëse dhe të hapte biznesin e saj, të cilit i vuri emrin “Sekretet e Natyrës” me qëllimin që t’i rikthente në treg produktet natyrale të cilat ishin mbizotëruar nga produktet sintetike.

“Përgjatë përkushtimit dhe dëshirës sime për t’u bërë eksperte, unë arrita të përgatisja më shumë se 20 formula origjinale brenda 5 viteve, duke përdorur në to vetëm përbërës natyralë”, tregon Eriona për punën e saj.

Pas shumë vitesh studimi e kërkimi, më në fund, Eriona jo vetëm që ka mësuar se çfarë do të thotë të jetosh shëndetshëm, por edhe ka arritur ta praktikoj këtë mënyrë jetese në dobi të vetes dhe familjes. Ky rrugëtim ka qenë një kthesë rrënjësore për të, një ndryshim total prej 180 gradësh në mënyrën e perceptimit të gjërave.

“Gjatë këtij rrugëtimi, unë u njoha me veten time. Fillova të kuptoja shkakun e disa problemeve shëndetësore që s’i kisha vënë re më parë, sepse nuk kisha pasur dijen e duhur për t’i dalluar ato. Gjatë këtij rrugëtimi mësova të dëgjoja zërin e trupit tim. Plani im i radhës është përmbushja e misionit që i kam vënë vetes: pra përmes brandit tim të ri “Greenager”, që të ndryshoj jetët e të tjerëve, duke i mësuar ata të jetojnë shëndetshëm dhe ta ruajnë freskinë nëpërmjet thesarit që gjendet në lëkurën e tyre”, thotë Eriona.

“Greenager”, lindi që nga korriku i 2019 dhe që nga ajo kohë, kanë arritur të krijojnë 5 produkte.

“Qëllimi jonë është t’i ndërgjegjësojmë njerëzit dhe të ju ofrojmë diçka që të ju kujtojë pirjen e ujit i cili është tejet i nevojshëm për një jetë të shëndetshme.”

“Greenager” një kompani e themeluar në Kanda, ka për qëllim të ju sjell në vëmendje konceptin e galaksisë që gjendet mbrenda jush.

Eriona Xhaferaj krejt për fund na kujton që mbi të gjithë duhet ushqyer shëndetshëm që të kemi një lëkurë të shëndetshme.

Për tu njohur më hollësisht me produktet e “Greenager” po ju sjellim edhe linkun ku mund t’i shikoni produktet: https://www.greenager.ca/blog/ KultPlus.com

Të ngjajshme