Vajzat shqiptare në kampin e shkencës dhe artit në Kosovë

12 Gusht, 2019 - 11:00 pm

Në kampin ku marrin pjesë vajza nga i gjithë rajoni dhe që do të përqendrohet në shkencë, teknologji, inxhinieri, art dhe projektim, si dhe matematikë, ku do të ketë një shkëmbim ndërkulturor mes pjesëmarresve.

Shtatë vajza shqiptare do të marrin pjesë në kampin që do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë për ‘WiSci’ (Gratë në shkencë).

Në kampin ku marrin pjesë vajza nga i gjithë rajoni dhe që do të përqendrohet në shkencë, teknologji, inxhinieri, art dhe projektim, si dhe matematikë, ku do të ketë një shkëmbin ndër-kulturor mes pjesëmarresve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar fotot e vajzave shqiptare që do të marrin pjesë në kampin që do të zhvillohet në Prishtinë.

Urime vajzave shqiptare që do të marrin pjesë në Kampin STEAM për Vajza të WiSci (Gratë në shkencë), që do të mbahet në Prishtinë, Kosovë. Ky kamp vetëm për vajza, do të përqendrohet në shkencë, teknologji, inxhinieri, art dhe projektim, si dhe matematikë.

Vajza nga i gjithë rajoni do të marrin pjesë në këtë shkëmbin ndër-kulturor me bashkëmoshataret e tyre, duke mësuar nëpërmjet aktiviteteve praktike mësimore, nën udhëheqjen e ekspertëve në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, artit, projektimit, dhe matematikës. Ju urojmë fat, vajza!” shkruan ambasada e SHBA-së. /Shqiptarja /KultPlus.com

Të ngjajshme