Vasfije Krasniqi nderohet në mesin e 20 grave në mbarë botën për ndikimin pozitiv me aktivizmin e saj

9 Mars, 2024 - 1:33 pm

E mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë, tani aktiviste e zëshme për vënien e drejtësisë në vend për të dhunuarit gjatë luftës, Vasfije Krasniqi – Goodman së fundmi u nderua në mesin e 20 grave në mbarë botën për ndikimin pozitiv në jetën e grave dhe vajzave me aktivizimin e saj, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur themeluesja dhe udhëheqësja KRCT, Feride Rushiti.

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Edhe nje vlersim për Vasfije Krasniqi Goodman e cila nderohet në mesin e 20 grave në mbarë botën për ndikimin pozitiv në jetën e grave dhe vajzave me aktivizimin e saj!

Senatore Jessica Scarcella-Spanton faleminderit pet njohejen e kontributit të grave

Faleminderit Buchapër forcën dhe elanin për të ecur tutje në avancimin e kauzes së të mbijetuarve të luftës. / KultPlus.com

Të ngjajshme