Vazhdon bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë, konkursi i fotografisë ‘Colours of Albanians’

3 Janar, 2022 - 12:45 pm

Tema e kësaj jave feste në konkursin e fotografisë “Colours of Albanians” është: Traditë, Zakone & festa.

Lajmin e bëri të ditur ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila publikoi disa nga fotot që qytetarët kanë shkrepur për të marrë pjesë në këtë konkurs.

“Me disa nga prurjet më të bukura të javës  ju ftoj të bëheni pjesë e konkursit, duke bërë tag @coloursofalbanians në Instagram dhe hashtag #ColoursofAlbanians2022”, thekson Xhaçka.

Ngjyrat e shqiptarëve” (Colours of Albanians 2022), është një koleksion fotosh dhe videosh, të bukurive të vendit tonë të shqiptarëve. Këtë vit një nga risitë është edhe fakti që futen edhe videot.

Ky konkurs nuk ka qenë i ri për Shqipërinë, ka nisur në vitin 2015-2019. Për fat të keq prej pandemisë vitin e shkuar nuk u organizua dot. Ndërkohë që këtë vit, me një emër të ri, “Colours of Albanians”, sepse është në kuadër dhe të protokollit zbatues në fushën e diplomacisë kulturore midis dy ministrive të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky konkurs është lançuar në 26 nëntor në kuadër dhe të takimit të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës./atsh /KultPlus.com

May be an image of standing and fireworks

Të ngjajshme