Vdes aktori dhe regjisori italian Ivano Marescotti

26 Mars, 2023 - 10:38 pm

Aktori dhe regjisori italian, Ivano Marescotti vdiq sot në moshën 77 vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë, sipas “La Repubblica”.

Gjatë karrierës së tij, Marescotti bashkepunoi me emra te njohur si Checco Zalone, Roberto Benigni, Marco Risi, Daniele Luchetti, Carlo Mazzacurati, Ridley Scott, Anthony Minghella dhe Gabriele Muccino.

Ai pati një karrierë e gjatë me dhjetëra çmime dhe nominime.

Ndër filmat më të fundit përfshin “Bar Giuseppe” me regji të Giulio Base.

Një vit më parë Marescotti u tërhoq nga skena për t’iu përkushtuar shkollës “Teatro Accademia Marescotti”, ku ofronte mësime aktrimi.

I lindur në vitin 1946 në Bagnacavallo, Marescotti interpretoi personazhe të ndryshëm në filmat si,  “Johnny Stecchino”, “Cado dalle nubi”, “Jack Frusciante è uscito dal gruppo”, “A casa tutti bene” etj. / KultPlus.com

Të ngjajshme