Vdes aktori i ‘8 Mile’, Nashawn Breedlove

27 Shtator, 2023 - 6:30 pm

Aktori dhe reperi Nashawn Breedlove, i njohur për përballjen me Eminem në një betejë rep në filmin ”8 Mile”, ka vdekur në moshën 46-vjeçare.

Breedlove luajti kundërshtarin e frikshëm të quajtur Lotto në filmin e vitit 2002, i bazuar në jetën e reperit Eminem, dhe u shfaq në kolonën zanore për filmin e vitit 2001 “The Wash”.

Nëna e tij konfirmoi vdekjen e tij në rrjetet sociale të martën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në New Jersey të dielën, raportoi TMZ. Për momentin nuk dihet shkaku i vdekjes së tij.

Të ngjajshme