Vdes aktorja e Mary Poppins, Glynis Johns

4 Janar, 2024 - 11:10 pm

Aktorja Glynis Johns ka vdekur në moshën 100-vjeçare. Britanikja, karriera e së cilës zgjati më shumë se gjashtëdhjetë vjet, vdiq të enjten në Los Angeles, konfirmoi menaxheri i saj.

Ajo është e njohur më së shumti për rolin e saj si Winifred Banks në serialin “Mary Poppins”,  Banks njihet si gruaja e cila luftoi në shekullin e 20-të për të drejtat e grave për të votuar.

Ajo u shfaq në dhjetëra filma dhe ishte gjithashtu një interpretuese e arrirë teatri.

Menaxheri i saj Mitch Clem tha në një deklaratë se vdekja e saj ishte një “ditë e zymtë për Hollywood”.

Johns luajti përballë Dame Julie Andrews në muzikalin klasik të Disney-t të vitit 1964, Mary Poppins.

Menaxheri i saj, Clem, tha se “drita e saj shkëlqeu shumë për 100 vjet”.

“Glynis ndikoi në jetën e saj me inteligjencë, zgjuarsi dhe dashuri për performancën, duke ndikuar në miliona jetë”, tha ai duke bërë homazhe.

Ajo gjithashtu fitoi një çmim Tony në vitin 1973 për interpretimin e Desiree Armfeldt në muzikalin e Stephen Sondheim në Broadway A Little Night Music, në të cilin ajo këndoi Send In The Clowns.

Johns u nominua për një Oscar për aktoren më të mirë dytësore për rolin e saj në filmin e vitit 1960 The Sundoëners, shkruan BBC, transmeton Klankosova./KultPlus.com

Të ngjajshme