Vdes dirigjenti dhe kompozitori, Riza Dolaku

4 Shtator, 2021 - 2:19 pm

Sot ka ndërruar jetë dirigjenti dhe kompozitori kosovar,Riza Dolaku, shkruan KultPlus.

Ai nuk mundi t’i mbijetonte sëmundjës së rëndë në mushkëri.

Ai ishte pjesë e shumë festivaleve duke përfshirë këtu “Akordet e Kosovës”, “Zambaku i Prizrenit” e shumë të tjerë, ndërsa mbetet ndër orkestruesit e parë të muzikës jazz në Kosovë.

Për vdekjen e kompozitorit Dolaku ka reaguar edhe Ministria e Kulturës.

“Humbje e madhe për artin dhe kulturën. Komuniteti artistik dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e përkujton figurën e tij dhe e çmon lartë kontributin që ka dhënë shoqërinë tonë.” – shkruhet në telegram ngushëllimin e Ministrisë së Kulturës./KultPlus.com

Të ngjajshme