Vdes Eddie Jaku, njeriu më i lumtur në botë

13 Tetor, 2021 - 1:16 pm

Eddie Jaku, një i mbijetuar i Holokaustit dhe i konsideruar “njeriu më i lumtur në botë”, vdiq në Sidnej, në moshën 101-vjeçare, transmeton KultPlus.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ishte i burgosur në katër kampe përqendrimi, por arriti të shpëtojë.

Pas kësaj, vendosi t’i kushtonte pjesën tjetër të jetës së tij paqes dhe mirësisë.

“Unë nuk urrej askënd. Urrejtja është një sëmundje që mund të shkatërrojë armikun tuaj, por do të të shkatërrojë edhe ty”, thoshte ai.

Me rastin e 100-vjetorit publikoi autobiografinë e tij të titulluar “Njeriu më i lumtur në Tokë”.

“Unë jetova për një shekull dhe e pashë të keqen në fytyrë. Kam parë më të keqen e  njerëzimit, tmerret e kampeve të vdekjes dhe përpjekjet e nazistëve për të shfarosur jetën. Por, tani e konsideroj veten njeriu më i lumtur në Tokë”, shkruhet në libër.

I lindur në Lajpcig, Jaku jetoi në Australi që nga viti 1950. / KultPlus.com

Të ngjajshme