Vdes gazetari i njohur italian, Pietro Angela

13 Gusht, 2022 - 9:45 pm

Ka vdekur Pietro Angela, një nga gazetarët më të njohur në Itali.

“Udhëtim të mbarë baba!”  shkruajti djali i tij Alberto Angela në profilin e tij në rrjetet sociale duke njoftuar kështu ndarjen nga jeta të Pietro Angelas në moshën 93 vjeçare

I lindur në Torino në 1928, Pietro Angela nisi karrierën e tij gazetareske në Rai si kronist radiofonik. Më pas u bë i famshëm për programet shkencore si Quark e Superquark me të cilat themeloi për televizionin Italian një traditë solide të dokumentareve.

Pietro Angela ka shkryar edhe disa libra dhe në 2017 publikoi librin autobiografik, “Udhëtimi im i gjatë”

Në karrierën e tij u vlerësua me disa çmime./ KultPlus.com

Të ngjajshme