Vdes gazetarja e njohur, Joan Didion

23 Dhjetor, 2021 - 9:07 pm

Gazetarja dhe autorja e njohur amerikane, Joan Didion është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare.

E njohur si “gazetarja e re” që eksploroi kulturën dhe kaosin, ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Manhattan, New York.

Shkrimet dhe reportazhet e Didion morën një hov të madh në libra dhe revista gjatë viteve 1960-1970.

Disa prej veprave të saj më të famshmeve janë grupi i eseve “The White Album” dhe “Slouching Towards Bethlehem”, novela “Play It As It Lays”, dhe shumë të tjera.

Libri i saj “The Year Of Magical Thinking” i shkruar në 2005-ën rrëfente për vdekjen e të shoqit, John Gregory Dunne dhe fitoi çmimin “National Book Award” po atë vit. Didion u përball gjithashtu me një tjetër humbje po gjatë atij viti, duke humbur vajzën në moshën 39-vjeçare pas luftës me një sëmundje të rëndë./abcnews/KultPlus.com

Të ngjajshme