Vdes gjeografi i njohur Riza Çavolli

1 Nëntor, 2019 - 6:30 pm


Riza Çavolli, gjeografi i njohur, ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare, pasditën e së premtes, shkruan KultPlus.

Riza Çavolli ka qenë themelues i Departamentit të Gjeografisë dhe autor i disa librave studimore dhe universitare si: “Gjeografia rajonale e Rrafshit të Dukagjinit (1977), dhe “Gjeografia rajonale e Kosovës (1997).

Vdekjen e të ndjerit e ka bërë të ditur historiani Jahja Drançolli, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook.

Ai shkruajti:
”U shua nga jeta Prof. dr. Riza Çavolli: Shkenca e Kosovës humbi njërin të themeluesit e Departamentit të Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe njohësin e shkëlqyeshëm të gjeografisë regjionale…!
Në Prishtinë, në orët e para të pasdites së 1 nëntorit 2019, ka ndërruar jetë Prof. dr. Riza Çavolli, një ndër gjeografët më të shquar të kombit. Është shquar për njërin ndër lëvruesit e gjeografisë regjionale të Kosovës dhe të Shqipërisë, lëmi në të cilën shkroi shumë libra studimore dhe universitare, ndër të cilat duhet veçuar: “Gjeografia rajonale e Rrafshit të Dukagjinit (1977), dhe “Gjeografia rajonale e Kosovës (1997). Në vitin 1969 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Gjeografëve të Kosovës, pastaj ishte shef i Departament të Gjeografisë dhe nga viti 1975 emërohet për dekan të Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës.” /KultPlus.com

Të ngjajshme