Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

28 Maj, 2022 - 2:33 pm

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vdekur.

Disa media në Shqipëri raportojnë se Nishani ishte i shtruar në gjendje shumë të vështirë në një spital në Gjermani tash e disa muaj.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit shqiptar u përkeqësua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.

Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi i la. /KultPlus.com

Të ngjajshme