Vdes Maki Kaji, krijuesi i Sudokut

17 Gusht, 2021 - 10:44 pm

Krijuesi i enigmës të njohur Sudoku, Maki Kaji, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare nga kanceri në zorrë. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë kompania e tij, transmeton KultPlus.

Japonezi i njohur si “Kumbari i Sudokut”, kishte krijuar enigmën për fëmijë dhe persona “që s’duan të mendojnë shumë”.

Sudoku është lojë e kombinuar me numra në nëntë rubrika, në të cilat duhet vendosur numra nga 1-9, por pa i përsëritur në rendin pasues.

Emri i Maki Kaji ishte bërë i njohur në vitin 2004, kur një numër i Sudokut ishte publikuar në gazetën e përditshme angleze “The Times”. Dy vite më vonë, Japonia rizbuloi enigmën e tyre, të emëruar “gyakuyunyu”. / KultPlus.com

Të ngjajshme