Vdes në moshën 43 vjeçare reperi Double K

31 Janar, 2021 - 8:14 pm

Reperi Double K, i njohur edhe si Michael Turner, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare.

Ani pse tashmë lajmi po qarkullon në rrjet, ende nuk i dihet shkaqet kryesore të vdekjes së tij, shkruan Daily Star.

Ai ishte i njohur për muzikën që bënte, teksa numëron kohë si pjesëtarë i grupit “People Under the Staris”.

Pas lajmit të trishtë, fansa të muzikantit kanë përdorur rrjetin social Twitter, duke shprehur ngushëllime për artistin.

“Sapo pashë lajmet që Double K ka ndërruar jetë. Faleminderit për krijimtarinë tënde”, ka qenë njëri prej komenteve.

I lindur në vitin 1977, në moshën 19-vjeçare ai kishte hyrë në botën e muzikës, duke debutuar me këngën “Red Dots”/ KultPlus.com

Të ngjajshme