Vdes në moshën 82-vjeçare aktorja hollivudiane, Raquel Welch

15 Shkurt, 2023 - 11:00 pm

Aktorja amerikane, Raquel Welch vdiq sot në moshën 82-vjeçare.

Raquel Welch u lind në Çikago në vitin 1940. Ajo u bë e njohur për rolin e saj në filmin aventuresk “One Million Years B.C.” të vitit 1966 me regji të Don Chaffey.

Ajo bashkëpunoi me aktorët më të mëdhenjtë e Hollivudit duke përfshirë James Stewart, Frank Sinatra, John Huston dhe Burt Reynolds.

Raquel Welch fitoi një çmim “Golden Globe” për aktoren më të mirë në komedinë “The Three Musketeers”./KultPlus.com

Të ngjajshme