Vdes në moshën 91-vjeçare ikona e teatrit amerikan, Chita Rivera

31 Janar, 2024 - 9:17 am

Njëra nga yjet më të njohura të Broadway, Chita Rivera, ka vdekur në moshën 91-vjeçare, tha vajza e saj në një deklaratë.

Vajza Lisa Mordente tha se Rivera vdiq në Nju Jork nga një sëmundje e shkurtër.

Fituesja e çmimit Tony është e njohur për karrierën e saj të suksesshme teatrore që përfshin gati shtatë dekada.

Disa nga rolet e saj më të shquara përfshijnë Anita në West Side Story dhe Rose në Bye Bye Birdie.

Rivera lindi në vitin 1933 në Uashington DC nga një baba portorikan dhe një nënë me origjinë skoceze dhe irlandeze.

Ajo filloi karrierën e saj në Broadway në vitet 1950, duke marrë role në prodhime si Can-Can dhe Mr Wonderful, shkruan BBC.

Në vitin 1957, ajo ishte pjesë e kastit origjinal të West Side Story, ku luajti rolin e Anitës – një shfaqje që i hapi rrugën drejt yllit të Broadway.

Menjëherë pas kësaj, Rivera u nominua për një çmim Tony portretizimi i saj i Rose në muzikalin Bye Bye Birdie së bashku me Dick Van Dyke. Disa dekada më vonë, ajo luajti në një tjetër rol ikonik: interpretuesja e vodevileve Velma Kelly në Çikago./ KlanKosova/KultPlus.com

Të ngjajshme