Vdes nga Covid-19 komediani britanik, Tim Brooke-Taylor

12 Prill, 2020 - 3:13 pm

Ka vdekur nga koronavoirusi në moshën 79 vjeçare komediani britanik Tim Brooke-Taylor, ka konfirmuar agjenti i tij për BBC.

Ylli britanik, i njohur për “The Goodies”, dhe “I’m Sorry I Haven’t A Clue”, ka vdekur të dielën, transmeton KultPlus.

Brooke-Taylor, ka qenë pjesë e skenës për gjashtë dekada, që nga viti 1960.

Në një deklaratë agjenti i tij ka thënë, “me trishtim të madh ju njoftojmë se ka vdekur Tim nga Covid-19. Ai ishte një klient i jashtëzakonshëm dhe ishte kënaqësi ta përfaqësoja. Jemi mirënjohës së kemi aq shumë punë të tij që t’i shfaqim, lexojmë apo dëgjojmë” / KultPlus.com

Të ngjajshme