Vdes Robby Steinhardt, violinisti dhe vokalisti i grupit kansas

21 Korrik, 2021 - 11:30 am

Foto: Getty images

Robby Steinhardt, violinist dhe këngëtar kryesor i Kansas, vdiq në moshën 71-vjeçare të shtunën pas një periudhe të pankreatitit akut dhe shokut septik, konfirmoi gruaja e tij Cindy Steinhardt në Facebook.

Më 13 maj, Robby Steinhardt u shtrua në spital me pankreatit akut. Më vonë atë natë, ai hyri në shok akut septik dhe u vendos në kujdes mjekësor.

Më 17 korrik, ditën që Steinhardt ishte vendosur të lirohej nga kujdesi mjekësor dhe u zhvendos në një qendër rehabilitimi, ai pësoi një tjetër krizë dhe ditën tjetër vdiq në Spitalin e Përgjithshëm të Tampa./KultPlus.com

Të ngjajshme