Vdes Ronnie Spector, këngëtarja e grupit ‘Ronettes’

13 Janar, 2022 - 2:42 pm

Ka vdekur Ronnie Spector, këngëtarja kryesore e grupit të viteve 1960, Ronettes, transmeton KultPlus.

Ylli i popit gjeti famë me hitet si Be My Baby, Baby I Love You dhe Walking in the Rain.

Një deklaratë nga familja e saj tha se ajo ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare “pas një beteje të shkurtër me kancerin”.

“Ronnie e jetoi jetën e saj me një vezullim në sy, një qëndrim të egër, një sens humori të ligë dhe një buzëqeshje në fytyrën e saj”, thuhet në deklaratë.

“Ajo ishte e mbushur me dashuri dhe mirënjohje. Tingulli i saj i gëzueshëm, natyra lozonjare dhe prania magjike do të jetojnë në të gjithë ata që e njohën, e dëgjuan ose e panë”.

E lindur në 1943 në Manhatan si Veronica Yvette Bennett, ajo fitoi famë vetëm në moshën 18-vjeçare ndërsa performonte me motrën dhe kushërirën e saj më të madhe./ KultPlus.com

Të ngjajshme