Vdes shkrimtarja italiane Michela Murgia

11 Gusht, 2023 - 2:50 pm

Shkrimtarja italiane Michela Murgia është ndarë nga jeta pas një betejë me një sëmundje të rëndë.

Ajo vetë, muajt e fundit, kishte treguar se vuante nga karcinoma e qelizave renale të stadit të katërt, ndërsa kishte vendosur që këto muajt e fundit të jetës së saj t’i tregonte përmes kanaleve sociale, por edhe me librin më të fundit “Tre kupa. Ritualet për një vit krize”, botuar në pranverë.

Pasi njoftoi tërheqjen e saj nga takimet publike që në qershor, ajo ishte martuar me aktorin, regjisorin dhe muzikantin Lorenzo Terenzi në mes të korrikut. Të shtunën do të mbahet ceremonia mortore në Kishën e Artistëve në Romë, ndërsa varrimi në orën 15.30 në Bazilikën e Santa Maria në Montesanto./KultPlus.com

Të ngjajshme