Vdiq gazetarja e njohur kosovare Ardita Sylejmani

19 Shtator, 2019 - 5:00 pm

Gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani, ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë.

Gazetarja me prejardhje nga Gjilani dyshohet se ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes.

Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore, ndërsa me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka arritur të mbijetonte.

Gazetarja Sylejmani është bashkëshorte e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez.

Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur. /KultPlus.com

Të ngjajshme