Veliera ‘Sea Cloud’ me dhjetëra turistë amerikanë viziton Durrësin

8 Qershor, 2023 - 9:30 pm

Në portin e Durrësit u ankorua sot veliera “Sea Cloud” me turistë të huaj në bord.

Autoriteti Portual Durrës ndau pamje nga vizita e velierës, e cila vjen prej më shumë se 10 vitesh në Durrës.

“Dhjetëra turistë amerikanë erdhën sot me velierën turistike “Sea Cloud”, për të vijuar turin e tyre njohës në vendin tonë. Shumë prej tyre u nisën drejt Krujës dhe Tiranës, ndërsa të tjerët do të vizitojnë qendrat historike dhe arkeologjike të Durrësit”, theksoi APD.

Veliera “Sea Cloud”, me një personel prej 58 personash, është e gjatë 110 metra dhe është e regjistruar në portin e La Valetas./ atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme