Vëllezërit Bobani shkëlqejnë në lojërat ‘CrossFit Open Games’, Elioni kryeson në ranglistën botërore

16 Mars, 2021 - 12:59 pm

Dy vëllezërit nga Kosova, Elion dhe Enis Bobani janë duke shkëlqyer në ‘CrossFit Open Games’.

Për atë që nuk e dinë se çfarë janë këto lojëra, lojërat ‘CrossFit’ janë një konkurs vjetor atletik. Atletët garojnë në një seri ngjarjesh në Lojëra të cilat mund të jenë në stërvitje të ndryshme, ku përbehen nga ushtrime të kondicionimit, metabolik, ngritje peshash dhe lëvizje gjimnastike, si dhe një seri aktivitetesh të tjera, si noti dhe çiklizmi, shkruan lajmi.net.

Në këto lojëra, dy vëllezërit Elion dhe Enis Bobani me punën dhe angazhimin e tyre, ia kanë dal të gjejnë vend edhe në ranglistën botërore.

Elioni momentalisht është kampion i Botës sepse bëri 605 përsëritje të ushtrimeve për 13 minuta e 23 sekonda.

Ndërsa, vëllai i tij, Enisi, zë pozitën e 31-të dhe ia doli të bëjë 394 përsëritje të ushtrimeve për 11:41 minuta.

Ranglista botërore për divizionin 16-17 vjeç./Lajmi.net/KultPlus.com

Të ngjajshme