Vendet më miqësore në Europë, Portugalia në vend të parë

15 Dhjetor, 2021 - 10:30 pm

InterNations, rrjeti më i madh global në botë për njerëzit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, ka krijuar një platformë udhëzuese, ku kanë biseduar me emigrantë në të gjithë botën për të zbuluar më shumë të dhëna për jetesën e tyre.

Në një raport me 59 vende, Expat Insider 2021 zbulon shtetet më miqësore dhe më pak të tilla për të jetuar. Edhe pse miqësia është një koncept I gjerë, kur flitet për vende miqësore, rrjeti sqaron se bëhet fjalë për ato raste kur fqinjët ju presin mirë, është e lehtë të bësh miq vendas apo dhe kamarierët mund t’ju buzëqeshin.

Sipas 12,000 njerëzve që morën pjesë në sondazh, Portugalia renditet në krye të të gjitha vendeve europiane kur bëhet fjalë për miqësinë. Gadishulli Iberik u rendit gjithashtu lartë në kategorinë “Ndihesh si të jesh në shtëpi” duke u renditur i dyti.

Në anën tjetër të medaljes, Italia u rendit vendi i dytë më i keq për emigrantët në përgjithësi, duke ia kaluar në rang global vetëm Kuvajtit. 56% e emigrantëve në Itali vlerësojnë negativisht mundësitë e karrierës, ndërsa stabiliteti politik në vend vlerësohet pothuajse dyfish më keq se mesatarja globale.

Vendet europiane dominuan fundin e listës, me 14 vende të renditura në 20 të fundit si më pak miqësoret. Vendi me performancën më të keqe ishte Austria, e renditur në vendin e 58-të, ndërsa Danimarka, Suedia, Republika Çeke dhe Zvicra vijnë nga pas me një diferencë të vogël. / KultPlus.com

Të ngjajshme