Vendoset gurthemeli i stadiumit të ri në Suharekë

2 Shtator, 2025 - 4:45 pm

Në Suharekë sot është vendosur gurthemeli i stadiumit të ri të futbollit.

Ky projekt parasheh ndërtimin e një objekti modern me 6 mijë e 583 ulëse, sipas standardeve të kategorisë 2+.

Stadiumi pritet të përfundojë brenda 750 ditësh.

Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi./ KultPlus.com

Të ngjajshme