Vendoset pllakata në shtëpinë e Migjenit

13 Tetor, 2019 - 2:30 pm

Një ditë përpara përkujtimit të 108 vjetorit të lindjes së Migjenit, në banesën ku ka jetuar dhe ka vdekur poeti i Mjerimit është vendosur një memorial e cila dëshmon se ai ka jetuar në atë godinë, duke i dhënë tashmë një gjurmë të shtuar kësaj figure, e cila i dha aq shumë letërsisë.

Duke i dhënë tashmë një gjurmë të shtuar kësaj figure kaq të rëndësishme të letërsisë shqiptare. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të.

Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai trajtoi varfërinë e viteve kur jetoi, me krijime të tij si “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni?”, etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.

Një shtysë te posaçme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme