Venecia, qyteti i dashurisë dhe karnavaleve

12 Shtator, 2019 - 2:00 pm

Qyteti i dashurisë dhe karnavaleve prej 118 ishuj të ndarë me kanale, Venecia është një nga destinacionet më atraktive në botë.

Bukuritë natyrore, arkitektura, kanalet, urat dhe trashëgimia kulturore-historike e bëjnë Venecian një nga vendet më të vizituara turistike në botë në të cilin ka lindur edhe artisti i njohur Antonio Vivaldi.

Çdo cep i Venecias përshkruan të kaluarën, më saktë kohën e karnavaleve. Venecia është një nga qytetet më të bukura në botë dhe gjendet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Disa nga vendet më atraktive veneciane turistike janë edhe kanali Grande, ura Ponto Rialto dhe Bazilika Shën Mari. /KultPlus.com


Të ngjajshme