Vepra e Jeton Nezirajt publikohet në Iran

21 Prill, 2021 - 1:07 pm

Vepra “Audienca e Vaclav Havelit” e autorit dhe dramaturgut kosovar, Jeton Neziraj, është botuar edhe në Iran.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Neziraj përmes rrjetit social Facebook ku është shprehur shumë i lumtur për këtë botim të ri të veprës të përkthyer nga Alireza Mahvelati dhe botuar nga Publikimi Payamcharsoo.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, drama kishte premierë në teatrin “Oda”, prodhuar nga Qendra Multimedia dhe me regji të Agon Myftarit.

Neziraj e ka dhënë lajmin teksa ishte ulur në të njëjtën kafiteri në Prishtinë, ku rreth dy vite më parë, me Agon Myftarin kishin ndarë histori personale dhe përvoja që i shërbyen për të shkruar këtë pjesë. / KultPlus.com

Të ngjajshme