“Vera Andrron Detin” tani i disponueshëm edhe në platformën ‘HBO max’

24 Shtator, 2022 - 10:28 pm

Filmi “Vera Andrron Detin” tashmë është i disponueshëm edhe në platformën për filma dhe seriale, “HBO max”, shkruan KultPlus.

“Vera Andrron Detin” bëri hapjen e Festivalit të Filmit “PriFest”, derisa së shpejti do të shfaqet edhe në Cineplexx.

Ky film ka si personazh kryesor Verën, përditshmëria e qetë e e së cilës, çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi./ KultPlus.com

Të ngjajshme