‘Vera andrron detin’ me premierë në Britani të Madhe

3 Gusht, 2022 - 3:18 pm

Filmi me regji të Kaltrina Krasniqi “Vera andrron detin” do të shfaqë premierën në Britani të Madhe, përcjell KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të filmit.

“Shumë e emocionuar për të ndarë lajmin se ‘Vera andrron detin’ do të ketë premierën e saj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Edinburg të Skocisë! Në këtë edicion të 74-të, ne prezantohemi si pjesë e vargut të Dhomës kushtuar “Shtëpisë së artit cilësor për kureshtarët kulturalisht”, thuhet në postim./ KultPlus.com

Të ngjajshme