Vjen reagimi i BE’së pasi dështoi miratimi i Kodit Civil

16 Mars, 2022 - 10:47 pm

Kreu i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pasi dështoi votimi i Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës.

Szunyog lavdëroi deputetët për kalimin e dy projektligjeve në lexim të parë, siç janë ai i financimit të partive politike dhe deklarimit të pasurisë, por pati kritika për dështimin e votimit të Kodit Civil.

“Pas nisjes premtuese të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, me miratimin në lexim të parë të projektligjeve për financimin e partive politike dhe deklarimin e pasurisë, mosbërja e njëjtë me Kodin Civil është zhgënjyese. Legjislacioni i rëndësishëm nuk duhet të presë”, shkroi ai në rrjetin social Twitter.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar Kodin e ri Civil.

Nga 61 deputetë sa kanë votuar, për ishin 28, kundër 29 dhe 4 kanë abstenuar.

Në sallë ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre s’kanë votuar fare. / KultPlus.com

Të ngjajshme