Vjosa Osmani nga Austria: E ftoj Vuçiqin të vendosë lule në Batajnicë, aty ku regjimi serb vrau gra e fëmijë (VIDEO)

22 Qershor, 2021 - 6:49 pm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Austri e ka ftuar homologun serb, Aleksandër Vuçiq, që të vendosë lule te varreza masive në Batajnicë ku u gjetën trupa të shqiptarëve, përcjell KultPlus.

“I bëj ftesë Vuçiq që ta vendosë së paku një lule në Batajnicë në varrezën masive ku janë gjetur fëmijë dhe gra të vrarë gjatë luftës në Kosovë”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

Ajo ka thënë se Kosova kërkon drejtësi dhe kthimin e personave të pagjetur. Këtë Osmani e ka bërë gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Austrisë, Aleksandër Van Der Bellen.

“Nga lufta ka pasur mbi 13 mijë civil të vrarë, rreth 20 mijë gra të dhunuara nga forcat serbe dhe nuk ka asnjë rast të vetëm të drejtësisë. Po ashtu ka numër të madh të fëmijëve të vrarë dhe akoma mbi një mijë e 600 persona të pagjetur. Për këto krime akoma nuk ka drejtësi, kërkimfalje dhe as pendesë”./ KultPlus.com

Të ngjajshme