Vlora Buzuku vendosi flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë në Universitetin e Walshit të SHBA-ve

4 Dhjetor, 2020 - 4:02 pm

Nisi rrugëtimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me programin “Work and travel” (Puno dhe udhëto) në “Discover America” (Zbulo Amerikën), por synimet e Vlora Buzukut nuk përfunduan aty, ajo duke iu referuar edhe suksesit si studente në Kosovë, në drejtimin e psikologjisë, të njëjtën dëshirë që të perfeksionohej edhe më në SHBA, ajo arriti të regjistrohej në Universitetin  “Walsh University” që ndodhet në Ohajo të Amerikës, me destinacionin për të marrë titullin “Bachelor of Science in Nursing”.

Vlora Buzuku ka njoftuar për KultPlus se për shkak të rezultateve të larta gjatë selektimit të studentëve për pranim, drejtuesit e Universitetit Amerikan ia ofruan një bursë prej 10 mijë dollarësh për çdo vit deri në përfundim të fakultetit.

Universiteti i Walsh-it është ndër universitetet më të mira në Ohajo të SHBA-së dhe shumica e studentëve që kanë përfunduar studimet në të, janë punësuar në “Clevend Clinic”, me nam amerikan e botëror. E veçanta e lidhjes së këtij rrëfimi të suksesit të Buzukut është edhe një ngjarje e rëndësishme që kishte ndodhur në këtë universitet: Nëna Terezë e kishte vizituar kampusin e Walsh-it në vitin 1982. Vizita të njohura dhe dekorata nderi përveç Shën Terezës shqiptare nga ky universitet, ishte edhe ajo e Willy Brandt-it.

Vlora pas përfundimit të studimeve themelore universitare, synon të vazhdojë në atë master, për t’u punësuar në “Cleveland Clinic”. Klinika Cleveland renditet vazhdimisht si një nga spitalet më të mira në Shtetet e Bashkuara, ku para dy vjetësh, u rangua edhe ndër spitalet më të ranguara për cilësi në SHBA.

Por së fundi ajo i vuri vetës edhe një mision, që flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë ta vendosë përkrahë shumë flamujve që janë brenda këtij kampusi. Andaj, ajo këtë kërkesë ia ka bërë presidentit të këtij Universiteti, kërkesë kjo që është aprovuar, ku tashmë flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë janë vendosur brenda këtij kampusi./ KultPlus.com

Të ngjajshme