Vrapimi drejt qiellit: Gara Ndërkombëtare “Sharri – Kilometri Vertikal” hapet për regjistrime

19 Qershor, 2023 - 9:53 am

Me 9 korrik, nga ora 10:00, Maja e Bistres në Prevallë do të jetë protagoniste e garës së parë në Kosovë e llojit “Skyrace”. E organizuar nga Skyrunning Kosova – në kuadër të Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës – gara do të shërbejë si garë kualifikuese që do të dërgojë dy vrapues/e drejt kampionatit Evropian të Skyrunning.

Sharri VK është shtegu i garës së kilometrit vertikal në Bjeshkët e Sharrit. Duke filluar nga Prevalla, në lartësinë 1,618 m, sportistët ndjekin një rrugë përpjetë të gjatë 3,8 km me gjithsej ngjitje 1,077m dhe arrijnë në finish në lartësinë 2,622 m. Sharri Vertikal 2023 është shtegu i ertifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Skyrunning në kategorinë Kilometer Vertical.

Gara është e vlerësuar me një nivel vështirësie prej 2 (10 pikë).

Dy vendet e para të garës “Sharri Vertical Kilometer” do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të Skyrunning. Kjo listë mund të zgjerohet varësisht nga mundësitë për mbështetje financiare.

Linku për regjistrim: https://www.kosovopass.com/pass/478/a / / KultPlus.com

Të ngjajshme