“Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare”, nesër protestohet para Ministrisë së Drejtësisë

25 Gusht, 2021 - 7:30 pm


Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist nesër organizon protestë para Ministrisë së Drejtësisë në emër të grupit organizativ të protestës “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Përmes një video ftuese për protestën që do fillojë nesër nga ora 12:00 kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.
Kjo protestë vjen pas rastit tragjik në Ferizaj ku dy persona privuan nga jeta një 18-vjeçare të dielën.

Lidhur me rastin është protestuar edhe dje gjatë ditës ku protestuesit hodhën ngjyrë të kuqe në drejtim të pjestarëve të Policisë.
Protestuesit kërkonin drejtësi për këtë rast, pasi që sipas tyre institucionet e sigurisë dhe të rendit kanë dështuar në punën e tyre./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme