Will Smith u përjashtua për 10 vjet nga Oscars, vendimi konsiderohet i pamjaftueshëm

10 Prill, 2022 - 1:45 pm

Vendimi për të përjashtuar Will Smith nga Oscar dhe ngjarjet e tjera të Akademisë së Filmit është gjykuar si i pamjaftueshëm. Shumë njerëz janë të mendimit se aktorit duhet t’i hiqet çmimi si aktori më i mirë për rolin në filmin “King Richard”  – çmim të cilin e mori pasi goditi me shuplakë Chris Rock.

Aktori tha të premten se e pranonte dënimin nga nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, si kundërpërgjigje ndaj goditjes së Chris Rock në skenë gjatë ceremonisë. Megjithatë, shumë mendojnë se vendimi nuk ishte mjaft i ashpër. Madje, ka nga ata që mendojnë se aktori duhej akuzuar për sulm.

Famëkeq: Rock u godit me shuplakë nga Smith pasi bëri shaka me kokën tullac të gruas Jada ndërsa prezantonte dokumentarin më të mirë në Oscar të dielën e kaluar

“Nëse ndonjëri prej nesh do ta kishte bërë këtë, do të qëndronim ende në burg duke pritur lirimin me kusht. Vetëm 17 milionë shikues si dëshmitarë!”, shkroi një ndjekës. Nga ana tjetër, burime pranë Chris Rock kanë bërë me dije se komediani nuk ka ndërmend të ngrejë një padi ndaj aktorit.

Kujtojmë që vendimi për ta përjashtuar Smith-in për 10 vjet u mor dje pas një takimi me bordin.

Deklarata e plotë e Akademisë

Çmimet e 94-ta Oscar ishin menduar të ishin një festë e shumë individëve në komunitetin tonë që bënë punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar; megjithatë, ato momente u lanë në hije nga sjellja e papranueshme dhe e dëmshme që pamë z. Smith të ekspozonte në skenë.

Gjatë transmetimit tonë televiziv, ne nuk e trajtuam siç duhet situatën në skenë. Për këtë na vjen keq. Kjo ishte një mundësi për ne që të jepnim një shembull për mysafirët tanë, shikuesit dhe familjen tonë të Akademisë në mbarë botën, dhe ne dështuam – të papërgatitur për situatën e paprecedentë.

Sot, Bordi i Guvernatorëve thirri një takim për të diskutuar se si t’i përgjigjet më mirë veprimeve të Will Smith në Oscar, përveç pranimit të dorëheqjes së tij. Bordi ka vendosur, për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, Z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë.

Ne duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për z. Rock për ruajtjen e qetësisë së tij në rrethana të jashtëzakonshme. Ne duam gjithashtu të falënderojmë mikpritësit, të nominuarit, prezantuesit dhe fituesit për vendosmërinë dhe hirin e tyre gjatë transmetimit tonë televiziv.

Ky veprim që ne po ndërmarrim sot në përgjigje të sjelljes së Will Smith është një hap drejt një qëllimi më të madh për të mbrojtur sigurinë e interpretuesve dhe të ftuarve tanë dhe rikthimin e besimit te Akademia. Ne gjithashtu shpresojmë se kjo mund të fillojë një kohë shërimi dhe restaurimi për të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. /abcnews.al

Të ngjajshme