Wurz Design nga Austria me projekt të madh në Kosovë për Qendrën e Trajnimit për Siguri Rrugore

23 Mars, 2023 - 2:11 pm

Wurz Design kompani e njohur për projektimin e Qendrave të Trajnimit për Siguri Rrugore, qendra që tashmë i ka ndërtuar në pjesën më të madhe të Evropës dhe në një pjesë të Azisë, ka projektuar një projekt të tillë edhe për Kosovë, shkruan KultPlus.

Kjo Qendër e Trajnimit për Sigurinë Rrugore ka për qëllim ngritjen e vetëdijes përgjatë vozitjes, ku kjo qendër ofron orë shtesë të vozitjes, orë që përgatisin shoferët për situata të papritura, duke përfshirë edhe ato klimatike por edhe situata të tjera që mund të ndodhin në trafik.

Themeluesi i Wurz Design, Franz Wurz tashmë ka qëndruar në Kosovë, ku bashkë me bashkëinvestitorin kosovar Nexhat Krasniqi, i cili poashtu jeton në Austri kanë realizuar projektin për këtë qendër, ku për destinim ka Studimen e Poshtme të Vushtrrisë, projekt që tashmë i është prezantuar edhe Qeverisë së Kosovës, përkatësisht ministres së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sikurse që i është prezantuar edhe ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla dhe Liburn Aliut, ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Themeluesi i Wurz Design, Franz Wurz dhe Nexhat Krasniqi tashmë kanë përfunduar projekt propozimin e kësaj qendre të trajnimit, ku sipas Krasniqit tashmë janë duke pritë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që të fillojnë edhe investimet për këtë qendër shumë të rëndësishme për shoferët e Kosovës.

Franz Wurz gjatë qëndrimit të tij në Kosovë

Qendra të tilla nëpër Evropë kanë ndikuar pozitivisht në uljen e aksidenteve në rrugë, pasi që kjo qendër rritë vetëdijen për rreziqet e mundshme në trafik, trajnime që ofrohen nëpërmjet profesionistëve. / KultPlus.com

Studime e Poshtme, lokacioni ku është projektuar ndërtimi i kësaj qendre

Të ngjajshme