Xhaqkaj: Ulëset e gazetarëve të zbrazëta në kombëtaren e vajzave të Kosovës, gazetarët nuk erdhën nga mos interesimi

18 Shtator, 2020 - 9:32 pm

Sot u zhvillua ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Estonisë, ndeshje kjo e cila vlen për kualifikimet Euro 2021.

Gazetari Shkëlqim Xhaqkaj ka treguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, se vendet e rezervuara për gazetarët e sportit në këtë ndeshje, ishin të zbrasta. Dukuri kjo e cila sipas Xhaqkajt ka ndodhur si pasojë e mos interesimit të gazetarëve të tjerë për të përcjellur e raportuar këtë ngjarje që zinte vend në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

”Nga mediat lokale, përveç RTK-së që edhe janë transmetues të kësaj ndeshje, për percjellje të kësaj ndeshje jemi unë dhe kolegu Lorik Jashanica nga Gazeta Blic.

Vashat e Kosovës meritojnë më shumë përkrahje, jo vetëm Kombëtarja A, te djemtë për të cilët ka interesim të jashtëzakonshëm nga gazetarët e sportit”, shkruan tutje Xhaqkaj. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme