Xhemile Fetaji nderohet nga presidentja zvicerane në Festën Nacionale të Zvicrës

14 Korrik, 2020 - 12:25 pm

Xhemile Fetaji është një punonjëse në sferën e integrimit, migracionit dhe të të drejtave të gruas në kantonin Thurgau. Veç tjerash, ajo ka qenë kandidate për t`u zgjedhur deputete në Parlamentin e Kantonit të saj. Për këtë kandidim dhe për aktivitete tjera të saj.

Ndërkohë, aktivistja me rrënjë nga Gostivari, ka treguar një angazhim të veçantë edhe në luftimin e koronavirusit në regjionin ku jeton.

Duket se këto dhe aktivitetet tjera të zonjës Fetaji nuk kanë kaluar pa u vënë re. Kështu, ajo është caktuar së fundi nga autoritetet federale të Zvicrës për t`i ndarë një mirënjohje të lartë nga vetë presiedentja federale, Simonetta Sommaruga për festën nacionale të Zvicrës, 1 Gushtin.

Në vijim, albinfo.ch publikon pjesë nga njoftimi për ndarjen e kësaj mirënjohjeje që i është dërguar Xhemile Fetajit

Më 1 gusht, Presidentja Federale Sommaruga dëshiron t’ju nderojë në Rütli për angazhimin tuaj të veçantë gjatë krizës së koronavirusit.

Në festën federale, më 1 gusht 2020, Presidentja Federale simonetta Sommaruga do të nderojë  në Rütli, një grua dhe një burrë nga çdo kanton, si dhe nga zviceranët që jetojnë jashtë vendit, për kontributin e veçantë të dhënë për shoqërinë tonë gjatë kohës së masave kundër koronës.

Ky kontribut konsiston, qoftë në transportin publik, në supermarkete apo farmaci, në ekipin kantonal të krizave ose në blerje për fqinjët e moshuar, në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit ose në qendrat e të moshuarve… vazhdon numërimi i aktiviteteve për të cilat presidentja ndan mirënjohjet më 1 Gusht.

Më tutje në njoftim sqarohet se, për shkak të rrethanave të njohura, në manifestimin tradicional të 1 Gushtit në Rütli nuk do të ketë prani të publikut.  “I gjithë festimi do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Këshillit Federal më 1 gusht, duke filluar nga ora 12 deri në orën 15 pasdite./ KultPlus.com

Të ngjajshme