Xherdan Shaqiri feston sot ditëlindjen

10 Tetor, 2020 - 12:54 pm

Futbollisti shqiptar i cili luan për Liverpool-in, Xherdan Shaqiri, feston sot 28 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.

Shaqiri ka lindur në Gjilan të Kosovës nga prindër shqiptarë nga Kosova. Ai emigroi në Zvicër në vitin 1992 me prindërit e tij dhe me tre vëllezërit dhe motrat e tij. Ata u vendosën në Gusht, një qytet i vogël në kontin Basel-Country, afër kufinjëve francez dhe gjerman.

Babai i tij nuk fliste dot gjermanishten zvicerane, kështu që ai filloi të lante pjata në një restorant, para se të punonte si ndërtues rrugësh. Mamaja e tij punonte si pastruese në zyra ndërtesash në qytet, duke u ndihmuar nga Xherdani dhe vëllezërit e tij. Babai i tij dërgonte para në Kosovë sa të kishte mundësi, gjë që do të thoshte se Xherdani dhe famijla e tij nuk kishin para shtesë për të shpenzuar, përveç në rastet e ditëlindjeve. Ai adhuronte sulmuesin brazilian Ronaldo, duke thënë se loja e tij ishte si “magji”.

Shaqiri filloi karrierën e tij si profesionist te FC Basel, duke debutuar me ekipin e parë në vitin 2009 .Pasi fitoi tre kampionate zvicerane rresht, ai kaloi te klubi gjerman Bayern München.Edhe pse nuk pati ndonjë sukses individual të madh, Shaqiri fitoi edhe tetë trofe të tjerë, përfshirë edhe Ligën e Kampioneve, në sezonin 2012–13, ku ekipi kompletoi tripletën. Në janar 2015, ai u transferua te Interi për 15 milion €, dhe shtatë muaj më pas, kaloi në Premier League te Stoke City. Pasi ekipi ra nga kategoria në përfundim të sezonit 2017–18, Shaqiri firmosi me Liverpoolin për 13.5 milion £.

Shaqiri zhvilloi më shumë se 20 ndeshje me ekipet e të rinjëve të Zvicrës. Ai debutoi me ekipin e parë në mars 2010 dhe tre muaj më vonë ishte pjesë e Kupës së Botës 2010. Ai gjithashtu luajti në edicionet 2014 dhe 2018; ai shënoi një tregolësh në një ndeshje të turnamentit 2014, duke regjistruar tregolëshin e 50-të të kompeticionit. Shaqiri gjithashtu ka luajtur edhe në UEFA Euro 2016, ku goli i tij i vetëm u shpall si më i bukuri i turnamentit./ KultPlus.com




Të ngjajshme