займ на карту онлайн потребительский кредит

Edi Rama mban premtimin, vogëlushët që i shpëtuan tërmetit i takon me futbollistët Ronaldo dhe Bufon (VIDEO)

6 Dhjetor, 2019 - 8:32 pm

Pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi ditë më parë në Shqipëri, situata ngadalë është përmirësuar, shkruan KultPlus.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook një video, ku shihen dy vogëlushë nga Thumana, vendi që u prek më së shumti nga tërmeti, teksa takohen me yjet e futbollit Bufon dhe Ronaldo.

Ky ishte premtimi që e pati dhënë kryeministri ditë më parë, ndërsa njëri nga vogëlushët u bë i famshëm pas hedhjes së tij nga ballkoni kur ndodhi tërmeti.

Këta dy vogëlushë mbas situatës së rëndë duket sikur kanë plotësuar një ëndërr të madhe, takimin me yjet botërorë të futbollit. /KultPlus.com

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🇦🇱Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime❤🙏❤https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 6. Dezember 2019

Të ngjajshme