Ylli i “Friends” vdes në moshën 54-vjeçare

29 Tetor, 2023 - 8:58 am

Ka vdekur në moshën 54-vjeçare, Matthew Perry, aktori që luajti si Chandler Bing në serinë “Friends”.

Bëhet e ditur se policia në Los Anxhelos po heton vdekjen e Perry-t, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Perry dyshohet se vdiq pas shpërthimit të ujit në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Brian Humphrey ka thënë se një telefonatë për 911 erdhi në orën 4:07 pasdite, për një emergjencë shpëtimi nga uji./KultPlus.com

Të ngjajshme