Yllka Gashi: Kosovë, edhe njëherë e dëshmove që përkundër vështirësive, Ti nuk dorëzohesh

14 Shkurt, 2021 - 9:27 pm

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi nëpërmjet rrjeteve sociale ka uruar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, shkruan KultPlus.

Ajo ka përmendur se këto zgjedhje kanë qenë të qeta dhe pa incidente.

“Edhe njëherë e dëshmove që përkundër vështirësive, Ti nuk dorëzohesh!”, ka shkruar aktorja e filmit “Zgjoi”.

Në anën tjetër, Gashi s’ka lënë pa falenderuar edhe diasporën, të cilët kanë marrë pjesë masovikisht në këto zgjedhje.

“Falemnderit mërgatë që nuk qove dorë prej Kosovës edhe kur u njollose e u përbuze, po me vendosmëri e sakrificë e kallxove edhe njëherë që je pjesë vitale e vendimmarrjes!”, ka përfunduar Yllka Gashi. / KultPlus.com

Të ngjajshme