Zaev në 111 vjetorin e Kongresit të Manastirit: Të kemi komunikim, mirëkuptim, tolerancë dhe bashkim

23 Nëntor, 2019 - 5:00 pm

“Alfabeti dhe gjuha si bazat më të fuqishme të identitetit kombëtar përmes së cilave ruhet dhe afirmohet trashëgimia shpirtërore paraqesin, edhe potencial për zhvillimin e një shoqërie e cila nuk mund të funksionojë vetë dhe e izoluar. Në këtë drejtim përgjegjësia jonë shoqërore nuk është vetëm t’i respektojmë dhe kultivojmë diversitetet, gjuhësore, kulturore dhe fetare të çdo bashkësie por ta shfrytëzojmë këtë potencial që të vendoset komunikim, mirëkuptim, tolerancë dhe bashkim”, deklaroi mbrëmë kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në Akademinë solemne që u mbajt për nder të shënimit të 111 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Zaev në këtë akademi potencoi se shënimi i datave kulturore dhe trashëgimisë kulturore të tjetrit kontribuon për zhvillimin e një shoqërie për të gjithë me një ardhmëri prosperuese dhe evropiane dhe se kjo është esenca e bashkësisë tonë.

“Është nder i veçantë për mua të drejtohem në këtë Akademi solemne me rastin e shënimit të 22 Nëntorit Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe me çka shënohet 111 vjetori i Kongresit të Manastirit i mbledhur që të unifikohet alfabeti i Gjuhës shqipe”.

Ai shtoi se e gëzon fakti që Akademia solemne për nder të kësaj ngjarje të historisë së popullit shqiptar dhe të historisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe një ngjarje prej një sërë ngjarjesh të organizuara me respekt të madh këtyre ditëve me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

“Me këtë edhe një herë konfirmojmë përcaktimin e Qeverisë për respektimin dhe zhvillimin e diversitetit etnik dhe kulturor në vendin tonë. Dita e Alfabetit konsiderohet si një prej ngjarjeve kyçe të popullit shqiptar, ditë kur alfabeti shqiptar përmes unifikimit dhe standardizimit u bë pjesë e barabartë e formimit modern të alfabeteve evropiane dhe pjesë e trashëgimisë kulturore dhe botërore”. Klan Kosova / KultPlus.com

Të ngjajshme