Zbulohen tekste biblike 2000 vjeçare, objektet janë gjetur në një shpellë pranë Detit të Vdekur në Izrael

16 Mars, 2021 - 11:47 pm

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një sërë sendesh antike në një shpellë pranë Detit të Vdekur, përfshirë fragmente nga një tekst biblik.

Autoriteti i Antikuareve të Izraelit, i cili u angazhua në një gjatësi prej 80 km brenda një shpellë pranë një shkretëtire prezantoi një sërë gjetjesh të cilat përfshinin monedha antike, një skelet të mumifikuar 6000 vjeçar të një fëmije, një shportë e thurur në gjendje të mirë rreth 10 mijë vjeçare, e cila mendohet se është dhe më e vjetra e gjetur ndonjëherë në botë.

Fragmentet nga teksti biblik rreth 2000 vjeçar janë të përputhshme me disa pjesë të një teksti të gjetur 60 vite më parë, dhe janë të shkruara në greqishten e vjetër. 

Zbulimet e para në këtë zonë u bënë në vitin 1947, nga banorët lokalë beduinë në shpellat e Kumran, rreth 20 km në lindje të Jeruzalemit.

Ndërkohë që shpella në të cilën u bënë zbulimet aktuale njihet edhe si shpella horror, sepse më parë në të janë gjetur edhe skeletet e disa hebrenjve që kishin luftuar me romaket rreth 200 vite para Lindjes së Krishtit. / KultPlus.com

Të ngjajshme