Zbulohet një tjetër sekret i ‘Xhokondës’ së Da Vinçit

12 Tetor, 2023 - 10:10 pm

Zbërthehet një tjetër mister i Xhokondës. Leonardo Da Vinci ka përdorur si fazë përgatitore në pikturën me të famshme në botë, edhe një substance tjetër, plumbonacrit, që është një përbërje e vajit me oksid plumbi.

Kjo përbërje është përdorur edhe tek piktura tjetër shumë e njohur Darka e Fundit që ruhet në Milano, dhe sipas studiuesve tregon dëshirën dhe vullnetin e gjeniut për të eksperimentuar me përbërje inovative për kohën. Këto përbërje në fakt, u përdorën shekuj më pas edhe nga gjigande të tjerë të pikturës botërore si Rembrandt dhe Van Gogh.

Kërkuesit artistike kanë arritur ta zbulojnë prezencën e këtij kimikati kaq të veçantë e të rrallë për kohën, flasim për vitet 1400, me anë të një analize të detajuar me rreze X dhe në prani shumë të lartë në të dyja veprat e artit.

Studiuesit fillimisht e gjetën këtë përbërje gati farmaceutike në shkarkimet e tij dhe më pas menduar të vëzhgonin nëse ai e kishte përdorur edhe tek pikturat, dhe në fakt u vërtetua edhe kjo hipotezë, pra Da Vinci 6 shekuj më pas surprizon ende./KultPlus.com

Picture taken 05 April 2005 in Paris Lou…Paris, FRANCE: Picture taken 05 April 2005 in Paris Louvre Museum of the Portrait of Mona Lisa, painted by Leonardo da Vinci. An expert on the “Mona Lisa” says he has ascertained with certainty that the symbol of feminine mystique died on July 15, 1542, and was buried at the convent in central Florence where she spent her final days. Giuseppe Pallanti found a death notice in the archives of a church in Florence that referred to “the wife of Francesco del Giocondo, deceased July 15, 1542, and buried at Sant’Orsola,” the Italian press reported 19 January 2007. AFP PHOTO / JEAN-PIERRE MULLER (Photo credit should read JEAN-PIERRE MULLER/AFP/Getty Images)

Të ngjajshme