Zbulohet qyteti antik në Amazonë

12 Janar, 2024 - 3:00 pm

Ky qytet antik ka qëndruar i fshehur për mijëra vjet nga bimësia e dendur e pyllit tropikal. Besohet se ka qenë vendbanimi i afro 10 mijë fermerëve, teksa zbulimi arkeologjik ndryshon atë që dimë për historinë e njerëzve që jetojnë në Amazonë.

Zona shtrihet nën hijen e një vullkani që krijoi toka të pasura lokale, por që gjithashtu mund të ketë çuar në shkatërrimin e shoqërisë.

Studimet tregojnë se shtëpitë dhe sheshet aty kanë qenë të lidhura nga një rrjet i dendur rrugësh dhe kanalesh, ndërsa ne dinim për qytetet në malësitë e Amerikës së Jugut, si Machu Picchu në Peru, besohej se njerëzit jetonin vetëm në mënyrë nomade ose në vendbanime të vogla në Amazon.

Mendohet se vendbanimet u pushtuan nga njerëzit Upano midis viteve 500 para Krishtit dhe 300-600 pas Krishtit, afërsisht në të njëjtën periudhë me perandorinë romake në Evropë

Arkeologët kombinuan gërmimet tokësore dhe sensorët lazer nga ajri, në një zonë prej 300 km katrorë që mund të identifikonte mbetjet e qytetit nën bimët dhe pemët e dendura.

Ndërtesat rezidenciale dhe ceremoniale të ngritura mbi më shumë se 6 mijë tuma prej dheu ishin rrethuar nga fusha bujqësore me kanale kullimi.

Rrugët më të gjata ishin afërisht 10 metra të gjera dhe shtriheshin për 10-20 km.

Njerëzit që jetonin atje, i kishin rregulluar banesat në grupe prej 3 deri në 6 njësi rreth një sheshi me një platformë qendrore.

Ato u ndërtuan duke gërmuar në kodra dhe duke krijuar një platformë dheu në majë.

Amazona shpesh mendohet si një shkretëtirë e pacenuar me vetëm grupe të vogla njerëzish.

Por zbulimet e fundit na kanë treguar se sa komplekse është e kaluara në të vërtetë”, shpjegojnë shkencëtarët. / KultPlus.com

Të ngjajshme