Zelensky në Kuvendin shqiptar: Bota po e sheh terrorin rus, po humbasim fëmijë çdo ditë (VIDEO)

3 Maj, 2022 - 1:51 pm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nisur fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Zelensky falenderoi Shqipërinë për pozicionimin e saj të qartë kundër Rusisë si edhe për ndihmat e ofruara  nga vendi ynë për Ukrainën.

“Populli i Shqipërisë dhe gjithë myslimanët në të gjithë botën festuan Fiter Bajramin. Unë jua uroj këtë festë. Ju uroj ate që ukrainasit i urojnë tani njeri-tjetrin: Paqen! Rusia i ka shndërruar të gjitha ditët tona në një rrezik për jetën. Dje për shkak të një rakete në Odesa, humbi jetën një djalë 14 vjeçar dhe mbeti e plagosur një vajzë 17 vjeçare. Çdo ditë ne humbasim fëmijë nga sulmet ruse. 220 fëmijë janë vrarë dhe janë plagosur 406. Sot është nje ceremoni lamtumire nga gazetarja e REL që u vra nga raketa ruse në Kiev“, tha Zelensky para deputetëve shqiptarë.

Më herët, Zelensky ka mbajtur fjalime edhe në Senatin amerikan si edhe në parlamente të tjera të shteteve të Bashkimit Europian. Ukraina ka gjetur mbështetje të madhe në Perëndim pas pushtimit rus. / KultPlus.com

Të ngjajshme