Zelenskyt i dhurohet një statujë Oscar

9 Nëntor, 2022 - 3:20 pm

Aktori dhe regjisori amerikan, Sean Penn i ka dhuruar një nga çmimet e tij Oscar presidentit ukrainas, Volodymr Zelensky si një simbol besimi për fitoren e Ukrainës, në konfliktin e vazhdueshëm me Rusinë.

Statuja, një nga dy trofetë e aktorit e fituar në 2004 dhe 2009 respektivisht, do të qëndrojë në Ukrainë deri në fund të luftës.

Njoftimi erdhi gjatë vizitës së tretë të Penn në vend gjatë luftës në shkallë të gjerë.

Gjatë vizitës së tretë në Ukrainë, aktori u nderua nga presidenti ukrainas, Zelensky me Urdhrin e Meritës të shkallës III.

Ai falënderoi Penn-in për kontributin e tij të rëndësishëm në përpjekjet e luftës.

Penn u nderua gjithashtu duke vendosur emrin e tij në një gur në “Walk of the Brave”, i cili i dedikohet njerëzve të guximshëm që kanë përkrahur Ukrainën që nga fillimi i luftës.

Emri i tij do të shfaqet pranë listës së shumë liderëve botërorë që kanë ndihmuar Ukrainën gjatë konfliktit.

”Aktori dhe regjisori amerikan Sean Penn erdhi në Ukrainë për herë të tretë”, shkroi Zelensky në Instagram.

”Këtë herë takimi ynë ishte i veçantë. Sean solli statujën e tij të Oscar-it si simbol i besimit për fitoren e vendit tonë. Ajo do të qendrojë në Ukrainë deri në fund të luftës”, tha Zelensky.

“Me kënaqësi të madhe i dhashë Sean Penn Urdhrin e Meritës të shkallës III. Faleminderit për mbështetjen kaq të sinqertë dhe kontributin e rëndësishëm në popullarizimin e Ukrainës në botë”, shtoi ai./ KultPlus.com

Të ngjajshme